Kaloj në amëshim motër Marije Kaleta, e vetmja misionare e mbijetuar e regjimit komunist

Ndërron jetë murgesha e cila u takua me Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Shqipëri, e vetmja misionare e mbijetuar e regjimit komunist. Maria Kaleta ndërroi jetë më 2 janar 2022 në moshën 92 vjeçare dhe njoftimi është dhënë nga dioqeza e Sapës.

KALOJ NË AMSHIM MOTER MARIJE KALETA

Ashtu siç shenjtërove gjithë jetën në këtë tokë, Zoti të dhashtë banesën e amshueme pranë Ēngjëjve e Shenjtërve!

Rreth orës 1:30 të datës 2 Janar 2022,

Nnë moshën 92 vjeçe, kaloi në amshim moter Marije Kaleta, në Kuvendin e Motrave Stigmatine në Shkodër.

Homazhet do të mbahen në famullinë Shën Nikolli në Pistull, sot me datën 2 janar pas drekes,  ndërsa në orën 16 do të kremtohet mesha për shpirtin e saj, nga ipeshkvi i Sapës, Sh. Tij Imzot Simon Kulli.

Mesha e salikimit do të kremtohet me datën 3 janar në orën 10:30 në Kishën e Motrave Stigmatine në Shkodër, nga Sh. Tij. Imzot Angelo Massafra, dhe varrimi bëhet tek varrezat e Rrmajit.

Pushoftë në Paqe e Zoti i dhashtë Parrizin e u luttë për ne!