Grabitje e kanosje në Gjermani, 48-vjeçari nga Kosova kapet duke hyrë në Shqipëri nga Morina

Policia kufitare në Morinë kanë vënë në pranga një 48 vjeçar, banues në Istog të Kosovës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Grabitje me dhunë" dhe "Kanosje".

Arrestimi provizor i Arsim Delijaj u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

"Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Wiesbaden Gjermani,  për veprat penale  "Grabitje me dhunë" dhe "Kanosja"njoftoi policia.