Komandant Malisheva pëson sulm kardiak në burg
Muhamet Krasniqi, ka pësuar ditën e sotme një atak kardiak në burg, por fatmirësisht tani është mirë me shëndet.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, i njohur ndryshe edhe si komandant Malisheva e ka bërë, Dardan Krasniqi në rrjete sociale.
Ai është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë nga shokët e tij, personeli i burgut e personeli mjekësor i Spitalit të Shkupit.
“Të dashur shok, miq e familjar, ju që gjatë kësaj kohe ishit të shqetësuar! Sot në orët e hershme të mëngjesit, vëllau ynë Muhameti – Komandant Malisheva, ka pasur një sulm kardiak të cilin fal shokëve të tij, personelit të burgut, personelit mjekësor të Spitalit të Shkupit – përmes ndërhyrjes së shpejt, e ka kaluar dhe këtë sfidë dhe ndodhët në gjendje stabile momentale në intenzivë ku i janë vendosur stendat! Më këtë rast në emër të familjes tonë falenderojë të gjitha institucionet e Republikës së Maqedonisë për përkujdesje, shokët e tij të burgut në Idrizovë dhe Ambasadën tonë në Shkup!”

