Video virale/ Vuçiç mban konferencën vjetore, Vulin bisedon dhe qesh me veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2021, 10:30
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur ditën e djeshme, 29 dhjetor konferencën vjetore në Pallatin e Serbisë.
Por një situatë e pazakontë ka ndodhur teksa Vuçiç ishte duke folur. Në videot e bëra virale në rrjetet sociale shihet ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin i cili bisedon me veten e tij.
Madje në një moment Vulin është filmuar edhe duke qeshur.
Momenti është shpërndarë në rrjetet sociale dhe është bërë viral në Serbi.
Šta mu je? pic.twitter.com/tLGqZM1ktx
— Boris Herman (@hermankg) December 29, 2021
