Borrell: E papranueshme kërkesa ruse për ndërprerjen e zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes

Për përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Joseph Borrell kërkesat e Rusisë për ndërprerjen e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s drejt Lindjes janë një agjendë e pastër ruse me kushte tërësisht të papranueshme.

Borell i dha këto deklarata gjatë një interviste për gazetën “Die Ëelt” duke shtuar se një gjë të tillë e bëjnë vetëm fituesit.

“Kërkesat për garantim të sigurisë dhe ndërprerja e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s drejt Lindjes janë agjendë e pastër ruse me kushte tërësisht të papranueshme, posaçërisht për Ukrainën. Këtë e bëjnë vetëm fituesit, ata thonë këto janë kushtet e mia."

Nga mesi i dhjetorit, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë publikoi drafte të marrëveshjes me ShBA-në dhe marrëveshjes me NATO-n. Dokumentet tanimë janë dorëzuar në Uashington.

Në një nga klauzolat, Moska propozoi që vendet e NATO-s t’i japin garanci Rusisë, të cilat do të pengojnë zgjerimin e mëtejshëm drejt Lindjes, posaçërisht në territorin ukrainas.