Foto/ Plagoset me thikë në mes të sheshit, qytetarët nxitojnë të ndihmojnë të riun në Prishtinë

Foto/ Plagoset me thikë në mes të sheshit, qytetarët

Një person është plagosur me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, ditën e sotme, 29 dhjetor. 

Në disa fotografi shihet i riu i shtrirë në tokë, ndërsa në vendin e ngjarjes prezente është edhe Policia e Kosovës.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Express se rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00.

Në këtë incident ka mbetur i plagosur me thikë një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia është duke e hetuar rastin.

” Sot rreth orës  16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një  përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë për Express zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Foto/ Plagoset me thikë në mes të sheshit, qytetarët

Foto/ Plagoset me thikë në mes të sheshit, qytetarët