Viti i ri në Kosovë: 7 të lënduar nga mjetet piroteknike, 1 nga plumb qorr
Thuajse në të gjitha komunat e Kosovës ndërrimi i moteve u shoqërua me festime. Nuk kanë qenë vetëm institucionet shtetërore që organizuan hedhjen e fishekzjarreve.
Policia e Kosovës ka njoftuar se përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve pirotkenike nga individët ka lënduar të paktën 7 persona, ndërsa një tjetër raportohet të jetë lënduar nga plumbi qorr.
Kjo është konstatuar edhe nga mjeku kujdestar në Klinikën e Emergjencave në QKUK, Agron Citaku, i cili shprehet se krahasuar me vitet e tjera numri i të lënduarve në raste të tilla është më i vogël.
Për strukturat e renditt nata e viti të ri, pavarësisht incidenteve ishte e qetë.
Policia e Kosovës, ishte e vendosur në zonat me prezencë më të madhe të qytetarëve, në pikat kufitare për të monitoruar trafikun, si edhe në ambjentet e aeroportit. Fatmirësisht nuk është është shënuar asnjë aksident apo fatalitet.
Në Kosovë, ndryshe nga Shqipëria qytetarët e priten vitin 2022 në shtëpitë e tyre, si një mase e vendosur nga qeveria për të shmangur rritjen e infektimeve me koronavirus.
