Kurti- Donfried, bisedë për dialogun/ Donfried: Bisedimet me axhendë në funksion të Kosovës së pavarur

Ndihmës Sekretarja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried ka komentuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.  Sipas Donfried duhet të ketë një agjendë me tema, përherë në funksion të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës së pavarur.

Ndihmës Sekretarja për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike e SHBA-ve, Karen Donfried duke komentuar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është i rëndësishëm që takimi i liderëve duhet të ketë një agjendë me tema, në funksion të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës së pavarur. Donfried i bërë këto komente gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti, në anën tjetër, theksoi se ka qenë çdoherë aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe nuk ka refuzuar asnjë ftesë për takim e duke bërë edhe propozime konkrete për zgjidhje. Ai tha se është e rëndësishme që të kemi një agjendë për vitin 2022 dhe se marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen reciproke me qytetarët si përfitues përfundimtar.

Donfried e falënderoi kryeministrin Kurti për strehimin e refugjatëve afganë me ç’rast Kosova ka demonstruar se është partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Kurti u shpreh se kjo ishte një çështje humanitare të cilën populli i Kosovës e njeh mirë, dhe se Kosova dhe populli i saj janë çdoherë të gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjes për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët i konsideron aleat dhe partner strategjik.

“Duke shprehur dhe ofruar mbështetjen e ShBA-ve për forcimin e demokracisë dhe integrimet euro-atlantike për Kosovën, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Donfried e falënderoi Kosovën për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive."