Domi: Doza e tretë ofron imunitet 2-3 mujor, nuk e rekomandoj, janë mjaftueshëm 2 doza

Në një intervistë për Ora News, mjeku Arban Domi u shpreh se doza e tretë ka një mënyrë mbrojtje duke mos lejuar infektimin dhe mos shtrimin në spital.

Sipas tij, studimet kanë treguar se ky imunitet është i përkohshëm, pra 2-3 mujor dhe më pas do të bjerë i njëjti profil pas dozës së dytë ku bien anti-trupat.

Domi: Doza e tretë ka një mënyrë mbrojtje duke mos lejuar infektimin dhe mos shtrimin në spital. Kjo dozë do të rrijë anti-trupat dhe do të rrisë efikasitetin e vaksinës, por studimet kanë treguar se ky imunitet është i përkohshëm, pra 2-3 mujor. Më pas do të bjerë i njëjti profil pas dozës së dytë ku bien anti-trupat. Kështu për të eliminuar përhapjen e virusit kjo do të jetë një dozë që për mua nuk është e rekomandueshme për personat në moshë të shëndetshme.

Vaksinat aktuale janë efikase ndaj variantit të ri dhe mendoj se ato 2 doza janë të mjaftueshme, përjashto këtu vetëm ata persona që e kanë të nevojshme. Sigurisht që kjo është në dorë të qytetarëve, por dy doza janë mjaftueshëm për të krijuar imuniteti. Po ashtu sugjeroj që të merret një dozë e tretë për ata që kanë marrë dozën e coronavax, pasi ulet ndjeshëm anti-trupat pas 3 muajsh.