Në Malin e Munellës për ekspeditë, dy alpinistë bien në humnerë, shpëton gazetari Alfred Lela e 2 të tjerë

Është kthyer në një tragjedi ekspedita e një grupi alpinistësh amatorë në majën e Munellës në Pukë, ku së bashku me ta ishte edhe gazetari Alfred Lela.

Pasditen e 30 dhjetorit 2021, gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, Ilir Shyti dhe Ndoc Mulaj ka rrëshkitur duke rënë në humnerë. 

Rreth orës 16:10 gazetari Alfred Lela ka njoftuar policinë dhe menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës.

Deshmia

Shkak për ngjarjen është bërë moti i keq me stuhi të fortë dhe borë. Ilir Shyti, 30 vjeç dhe Ndoc Mulaj, 60 vjeç kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në humnerë. Vetë Lela ka deklaruar se është plagosur në këmbë.

Gjenden nje nga alpinistet

Rreth orës 21: 00 Policia informoi se pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e shtetasit Ilir Shyti, i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 60 vjeçarit

Gjendet i pajete alpinisti i dyte

Rreth orës 23:00 Shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë dhe banorë të zonës kanë vijuar kërkimet në kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur.

Pas disa orë kërkimesh është gjetur i pajetë i Ndoc Mulajt dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit.

Shkak për ngjarjen është bërë moti i keq me stuhi të fortë dhe borë.

Në Malin e Munellës për ekspeditë, dy alpinistë bien
Foto të postuara sot nga grupi i alpinistëve
Në Malin e Munellës për ekspeditë, dy alpinistë bien
Alfred Lela