Mesazhi i Ramës për demokratët: S’do ju ndahem si hije gjithë jetën, ju jap dorën kur rrëzoheni

Kryeministri Edi Rama, nga Bubqi  nuk ka kursyer ironitë për Partinë Demokratike, teksa iu është përgjigjur për akuzat për fondet e rindërtimit.

Ai tha se demokratët do ta kujtojnë kur të futen në shtëpitë e reja ndërsa është shprehur se nuk do u ndahet si hije gjatë gjithë jetës.

Rama tha se për demokratët do të jetë si hije që kur të rrëzohen t’u japë dorën.

Edi Rama: Do hyjnë në shtëpi dhe do më kujtojnë mua. Këtë nuk kanë si e shmangin. Pastaj do më shajnë. Aman se lekët e popullit janë, nuk ka bërë ndonjë gjë. Drejtori i shkollës këtu më tha shkolla jonë ka më shumë banjo se sa kishte gjithë Bubqi. Për këtë jam në këtë detyrë. Për të lënë një emër të mirë dhe për të mos iu ndarë demokratëve si hije gjithë jetën. Si hije që kur rrëzohesh, të jep dorën dhe të thotë çohu se jemi bashkë.