Fluks në kufirin Kosovë-Shqipëri, ngrihet qendra shëndetësore për vaksinim dhe verifikimin e certifikatës
Ditët e fundit të vitit kanë shtuar fluksin e lëvizjeve mes Shqipërisë e Kosovës. Në dy anët e kufirit janë vendosur personel shëndetësor për vaksinim ose verifikim të certifikatës sipas kushteve në fuqi në dy vendet.
Festa e Vitit të ri ka shtuar fluksin e lëvizjes në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë.
Në doganën e Morinës është vendosur edhe personeli mjekësor i cili kontrollon certifikatat e vaksinimit sipas rregullave të fuqi në të dy shtetet.
"Shtetasit që hyjnë në Shqipëri duhet të kenë pasaportën dhe certifikatën e vaksinimit," tha Drita Selmani nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës.
Në anën e Vërmicës, ndërkohë autoritetet e Kosovës kanë ngritur një qendër vaksinimi.
Aty ofrohet mundësia e vaksinimit për të gjithë udhëtarët që kthehen pranë familjeve për festa në mënyrë që të mos u refuzohet lëvizja në kufi.
Kjo mundësi ofrohet edhe për qytetarët e Shqipërisë.
Sipas rregullave në fuqi, çdo person që kërkon të hyjë në Kosovë duhet të ketë certifikatën e vaksinimit me dy doza të vaksinës ose një dozë së bashku me dëshminë se ka kaluar Covid-in
Ndërsa nga data 3 janar do pranohen vetëm ata me dozat e plota të vaksinës.
