Video/ Rruga e Kombit "pushtohet" nga mjegulla, vështirësi në lëvizjen e automjeteve

Rruga e Kombit ditën e sotme, 29 dhjetor është përfshirë nga mjegulla duke kufizuar ndjeshëm pamjen.

Nga Fushë Dukagjini e deri në Tunelin e Kalimashit dendësia e mjegullës është e madhe.

Drejtuesit e mjeteve u është dashur të kufizojnë shpejtësinë e të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit.

Policia rrugore e autostradës këshillon përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes në lëvizje dhe të shmangin shpejtësinë mbi normat e lejuara në kushtet e pamjes së kufizuar.

Deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident.