E rëndë në Fier, makina del nga rrugë, humb jetën drejtuesi 19-vjeçar

Një 19 vjeçar mbeti viktime e një aksidenti rrugore pasditen e së mërkurës, 29 dhjetor.

Kristjan Thomo, po drejtonte makinën e tij tip Volkswagen, kur ka humbur kontrollin e mjetit që më pas ka dalë nga rruga.

I riu ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Policia e Fierit thotë se shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë janë ende nën hetim.

Ditët e fundit të këtij viti kanë shkaktuar bilanc tragjik në rrugët e vendit.

Vetëm në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën, ndërsa nga e mbrëmja e krishtlindjes aksidentet kanë shkaktuar 6 viktima