Liria e medias, Cukali: Janë rritur ankesat në KE, qeveria pengon gazetarët, i mbulon me PR
Në një intervistë për Ora News, gazetari Koloreto Cukali u shpreh se ka një rënie të besimit te gazetarët dhe media.
Ai përmendi rastet e dhunimet të grupit të xhirimit të Ora News, si dhe raste të tjera përgjatë vitit 2021 kur gazetarët janë dhunuar dhe janë penguar të bëjnë punën e tyre.
Cukali: Ka një rënie të besimit te gazetarët dhe media. Kjo lidhet me rënie e besimit te sistemet në përgjithësi, kjo ndodh kur një sistem nuk prodhon mirëqenie, por mundohet që të mbulojë këtë me anë të PR-it. Qytetarët e shohin se nuk përputhet jeta e tyre me atë që shfaqet në ekran. Në platformën e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e gazetarëve mediat mund të ankohen aty dhe shtetet anëtare përgjigjen mbi këto ankesa. Ne kemi pasur rritje të ankesave.
Në prill ka pasur një episod ky një ekip i Ora News është dhunuar gjatë raportimit gjatë fushatës. Shteti shqiptar nuk ka dhënë përgjigje për këtë rast. Në korrik kemi një ankesë ku gazetarë të Neës24 janë ankuar të filmojnë. Ndërsa në tetor është krijimi i agjencisë së inflamacionit. Ka edhe raste të tjera, përmend këtu gazetarët që pengohen që të marrin pjesë në punimet e kuvendit. Një rast tjetër është në shtator gjatë vizitës së Merkel dhe Rama censuruar gazetarët e Kosovës. Në dhjetor kemi dhunimin e gazetares së FaxNews.
Cukali shtoi se një pjesë e dhunës dhe kërcënimeve që merren nga gazetarët, vendoset që të mos bëhet publike.
Cukali: Një pjesë e dhunës dhe kërcënimeve që merren nga gazetarët, vendoset që të mos bëhet publike. Një pjesë emirë e gazetarëve, sidomos atyre të kronikës dhe investigativë kemi raste të shumta kërcënimesh. Parlamenti është përgjigjur vetëm në dy raste dhe vetëm një rast ka zgjidhje, ai i gazetarëve që të ndjekin punimet e kuvendit.

