Covid-19, MEPJ: Nga 2 janari hyrja në Mal të Zi vetëm me certifikatë vaksinimi dhe test negativ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar masat e reja për hyrjet në Malin e Zi.

Sipas njoftimit nga data 2 janar, për të hyrë në Mal të Zi duhet të kesh certifikatë vaksinimi të plotë si dhe vërtetime se personi ka kaluar Covid-19 jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR. 

Sipas Ministrisë hyrja në Mal të Zi nuk është më e mundur vetëm me test negativ. 

MEPJ: Nga 2 janari hyrja në Malin e Zi vetëm me certifikatë vaksinimi dhe test negativ

Njoftimi:

Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri:

Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.

Me vërtetimin se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).

Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ