“Hello i am Mephisto”, vjen në skenën shqiptare shfaqja e frymëzuar nga Fausti i Gëtes

Artëdashësit shqiptarë po njihen për herë të parë artistikisht për fenomenin "Mephisto" në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Shfaqja e frymëzuar nga Fausti i Gëtes, "Hello i am Mephisto" është një bashkëpunim ndërballkanik me artistë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia në drejtimin e Dino Mustafic, drejtor i Teatrit Kombëtar të Sarajevës.

Mefistofeli është edhe shqiptar, e secili prej nesh mund të jetë Fausti i rënë në kurthin e tij.

Këtë herë "Unë Mefisto" erdhi për publikun në Tiranë nga regjisori Dino Mustafic, drejtori i Teatrit Kombëtar të Sarajevës. 

Trupa me pjesëmarrje ndërballkanike të aktorëve shqiptarë me ata të Kosovës, Bosnjes dhe Serbisë  me producente Ema Andrean u frymëzuan nga "Fausti" i Gëtes dhe gjithë autoreve të tjerë që kanë rrahur këtë fenomen, marrëveshjen me djallin në këmbim të shitjes së shpirtit.

Ema Andrea thotë se koha në të cilën po jetojmë në mënyrë të pashmangshme përball secilin prej nesh me tundime. Prandaj në këtë shfaqje nuk është në mes shpirti i Faustit, por diskutohet shpëtimi i shpirtrave të të gjithëve ne.

"Unë Mefisto" i kapërceu vështirësitë e organizimit, me bashkëpunimin e artistëve ndërkombëtarë.

Teatri ka luajtur gjithmonjë një rol të rëndësishëm edukativ për shikuesit, duke shërbyer edhe si një proces katarsisi, ridimensionimi të përjetimeve, ideve dhe mendimeve tek ta.

Sipas organizatorëve kjo shfaqje shërbeu si i tillë për publikun.