Berisha: Kurrë s’kam ndërhyrë në vendimet e Bashës, nuk kam kërkuar në PD djegien e mandateve
I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se kurrë nuk ka ndërhyrë në vendimet e Bashës sa kohë ai ka qenë kryetar i partisë.
Ai tha se djegien e mandateve e ka përmendur kur Gramoz Ruçi ka shkelur në mënyrë flagrante parlamentarizmin me Arta Markun, duke e shumëzuar me zero parlamentin.
Berisha: A kam ndërhyrë unë në veprimet e Bashës? Kurrë! Në asnjë listë dhe në asnjë organizim të PD-së. Djegie e mandateve kur Gramoz Ruçi ka shkelur në mënyrë flagrante parlamentarizmin me Arta Markun, duke e shumëzuar me zero parlamentin. Unë e thash se nuk ka parlament më, por kurrë nuk e kam kërkuar në grup djegien e mandateve.
Basha e bëri me idenë e polarizimit të shoqërisë dhe kjo do të çonte në rrëzimin e Edi Ramës. Unë i thash se kjo do të çonte në katastrofë dhe se do të kishte shumë probleme me ndërkombëtarët. Unë jam njeri që kam marrëdhënie me ndërkombëtarët. Unë nuk pranoj që të shkel parimet universale. Unë kam qenë kundër koalicioneve me Edi Ramën. Mua më kanë ardhur njerëz të Bashës duke më pyetur për koalicionet me Ramën.

