Ju flet Moska - Për katër net rresht Veliaj hyn në vilën e Alban Dabullës ku s'po hyn dot policia

"Për katër net rresht Veliaj hyn në vilën e Alban Dabullës ku s'po hyn dot policia", ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Mund të quhet skandal, mund të quhet edhe ngjarja më komike e vitit që mund të jepej natën e vitit të ri për humor, por sot bëhen 4 dit rresht qëkurse policia e shtetit, kjo forcë policore nuk hyn dot në një vilë në periferi të Tiranës, në një kompleks vilash ku ka dhe një urdhër kontrolli nga Prokuroria që të kontrollojë vilën e Alban Dabullës.

Alban Dabulla është arratisur, Gjykata e ka  dhënë vendimin që të ndiqet në gjendje të lirë, Prokuroria kërkoi arrestim, ka bërë ankim, Prokuroria merr vendimin e gjykatëses Oltjona Goxha, u duhet vënë emrin këtyre se Gjykata është fjalë abstrakte, është institucioni.

Aty ku nuk hyn dot Gledis Nano me gjithë policinë e tij, aty hyn natën Lali Eri. Katër herë ka hyrë natën Lali Eri, pse hyn? Do ta shpjegoj.

Policia e shtetit niset me sirena nga Tirana, kalon rrethrrotullimin në Sauk, kthehet majtas dhe shkon te vila e Alban Dabullës. I del para një zotëri se pronari është arratisur, Alban Dabulla sepse Prokuroria e akuzon, e ka marrë të pandehur dhe i ka kërkuar Gjykatës arrestimin e tij për shkak se ka kryer disa vepra penale.

Për më shumë ndiqni videon: