Berat/ Aksident në Moravë, 53-vjeçari përplaset nga dy mjete dhe gjen vdekjen në asfaltin e rrugës
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2021, 19:07
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme, 28 dhjetor në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Një 53-vjeçar, banor i këtij fshati duke kaluar me vrap nga njëra anë e rrugës në tjetrën, është përplasur nga dy mjete.
Ka qenë mjeti i parë tip "Skoda" që e ka goditur me pasqyrë dhe më pas, pas rënies së tij në tokë, mjeti tip "Mercedez Benz" e ka shtypur dhe tërhequr zvarrë mbi asfaltin e rrugës.
53-vjeçari Kastriot Rrënja ka gjetur vdekjen në vend dhe është transportuar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po punojnë për zbardhje e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit të rëndë me vdekje.
