Kundër “gropës së vdekjes”, banorët e Piskovës padisin bashkinë Përmet për landfillin
Banorët e Piskovës nisin betejë ligjore kundër “gropës së vdekjes” siç e cilësojnë ata projektin e Bashkisë Përmet për ndërtimin e një landfilli pranë fshatit.
Në krah kanë edhe ambientalistin Sazan Guri e quan krim të institucioneve.
Beteja e banorëve të Piskovës në Përmet, kundër vendepozitimit të mbetjeve pranë Zonës së Mbrojtur të Bredhit të Hotovës ka nisur edhe në rrugë ligjore.
Ata i janë drejtuar gjykatës me një padi ku kërkojnë pezullimin e projektit.
“Ku të shkoj nesër ku të vërshojë tymi dhe të helmojë fshatrat.”
Deputetes njëherësh ministre e Mjedisit Mirela KumbaroI bënë një sfidë.
“Këtë gropën e vdekjes këtu bëjani fëmijëve tuaj dhe nëse ata e pranojnë, edhe ne do ta pranojmë këtë gropën e vdekjes.”
Në krah të banorëve këtë të martë ishte edhe ambientalisti Sazan Guri.
Ai i e cilësoi kriminale dhe papërgjegjshmëri të institucioneve projektin për ndërtimin e një landfilli pranë shtatit të lumit.
“Kur helmohen me dashje qytetarët është turp i madh. Nuk ka shkencë që e justifikon.”
Protestës iu bashkua edhe ish- deputetja e PD për Përmetin Fatjona Dhimitri.
“Bashkia e Përmetit i ka marrë votat si një bashki moniste dhe po tenton që të dëmtojë jetën e banorëve.”
Në kushtet kur institucionet thonë se nuk po e dëgjojnë zërin e tyre, banorët e Piskovës shprehen të vendosur për të mos e lejuar landfillin.
