Tottenham eliminohet pa luajtur nga Conference League, vendos UEFA
Mund të konsiderohet si nder nga shumë tifozë, ajo që UEFA i bën Tottenham duke e përjashtuar nga Conference League, nga një kompeticion i tretë për nga rëndësia.
Sot erdhi edhe vendimi zyrtar nga Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, që u mor në përputhje me Aneksin J të Rregulloreve të Ligës së Konferencës së UEFA-s, sezoni 2021/22.
Në bazë të nenit 30 (4) të Rregullores Disiplinor të UEFA-s dhe duke pasur parasysh rrethanat urgjente të çështjes, kryetari ad hoc i Organit Mbikëqyrës, Etikës dhe Disiplinës ia referoi çështjen Organit të Apelimit, që vendosi t’ia japë fitoren në tavolinë ekipit të Rennes.
Kështu ndeshja që u shty për shkak të shpërthimit të vatrës me covid-19 te Tottenham, fitohet 3-0 në tavolinë nga Rennes që avancon si e para në grup direkt e në çerekfinalen e Conference League.
Tottenham kështu mbyll aventurën europiane dhe përqëndrohet në kampionat për të arritur një vend në Champions teksa Conte u shpreh i keqardhur për vendimin duke shtuar se klubi do ta pranojë atë./Ora News/.
