Kishin futur heroinë në valixhe, arrestohen tre shqiptarë në Itali, ja si tentuan t’i shmangen policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2021, 22:35
Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi kjo e fundit u ka gjetur 3 kilogramë heroinë të fshehur në një makinë, brenda një valixheje.
Sipas mediave italiane, tre shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije janë parë duke lëvizur me makinë, me shpejtësi të madhe në zonën e Crotone.
Ndërkohë disa patrulla policia, pasi kanë vërë re se makina ishte me shpëjtësi të madhe, i janë vënë në ndjekje, ku dhe kanë arritur që ta ndalojnë.
Tre shtetasit shqiptarë, të bllokuar, u kontrolluan dhe iu gjetën 3 kilogramë heroinë të ndarë në doza të vogla.
Shqiptarët tashmë ndodhen në burgun Catanzaro.

