“Kujdes nga turizmi dentar” Erdhi në Shqipëri për dhëmbët, italiani vdes nga ataku në zemër pas operacionit

Agostino Sellitri, 71 vjeç, vullnetar i Kryqit të Kuq Andria, vdiq nga një sulm në zemër pas një operacioni proteze dentare të kryer në Shqipëri, bëjnë me dije mediat italiane.  

Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Stomatologëve Italianë të Barit, Fabio De Pascalis, ngre alarmin për trajtimet me kosto të ulët jashtë vendit.

“Premtimet për ndërhyrje dentare me kosto të ulët fshehin gracka dhe rreziqe që nuk mund të anashkalohen” - tha dentisti. 

“Rreth implikimeve që mund të ketë shkaktuar ndërhyrja e ndjej për detyrë, në emrin tim dhe të të gjithë kolegëve të mi, të bëj thirrje për kujdes dhe vëmendje kur vendos të ndërmarr një udhëtim në turizmin dentar” – shtoi ai.

Ftesa e profesionistit është "për të mos mashtruar" sepse "kostoja e ulët" e ndërhyrjeve dhe trajtimeve "shpesh nënkupton kujdes të dobët, mosrespektim të kohës së nevojshme klinike dhe stres të tepruar fizik dhe psikologjik për pacientin".

"Shpesh na takon ne të riparojmë dëmet e bëra diku tjetër dhe nuk është aq e thjeshtë sa mendojmë. Trajtimi në Itali nga ana tjetër ka garancitë e veta jo vetëm sepse ndodh nga profesionistë të regjistruar në Urdhër, por edhe sepse detyrimi sanitar kërkohet me ligj” – përfundon dentisti.