Po dorëzonte pakon, një copë akulli bie mbi kokën e postierit, e rrëzon pavetëdije (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kinë, ku një postieri teksa po dorëzonte një pako në këmbë, I ka rënë një copë e madhe akulli mbi kokë.
Në një video të publikuar nga mediat e huaja, shihet se si pasojë e akullit që ka rënë mbi kokën e tij, postieri ka rënë pa ndjenja në trotuar.
Sipas mediave të huaja akulli ka rënë nga kulmi i një ndërtese tetëkatëshe në verilindje të Kinës.
Momenti kur akulli i ka rënë në kokë burrit është kapur nga kamerat e sigurisë në qytetin Jixi të provincës kineze Heilongjiang.
Një punonjës i një marketi i del në ndihmë menjëherë postierit të pafat, madje e largoi nga trotuari nga frika se mund të bie edhe ndonjë copë që po të përfundonte mbi kokën e tij edhe do të ishte fatale.
Me të dërguar në spital, postieri është bërë e ditur se ka pësuar fraktura por është jashtë rrezikut për jetë.