Omicron varianti dominues në SHBA
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se 73 për qind e rasteve të reja me Covid në Shtetet e Bashkuara i përkasin variantit Omicron, i cili është bërë tani varianti dominues në Amerikë.
Sipas autoriteteve në Nju Jork, mbi 90 për qind e infeksioneve të reja janë me Omicron.
Varianti i ri, që është shumë më ngjitës, i ka detyruar autoritetet të rikthejnë masa të ndryshme kufizuese.
Shkencëtarët ende po përpiqen të studiojnë variantin e ri, për të cilin ka patur njoftime se shoqërohet me simptoma më të lehta, por ende nuk ka një përfundim të qartë për këtë.
Autoritetet rekomandojnë bërjen e dozës së tretë, përforcuese të vaksinës, pasi dy doza nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për variantin Omicron, që po përhapet me shpejtësi.
Tiranë, zhduket nëna së bashku me 3 fëmijët e mitur
21 Dhjetor, 15:56
Presidenti Biden pritet t’i drejtohet vendit me një fjalim sonte, ku pritet të shpallë masa të reja për të luftuar pandeminë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se një prej nismave është shpërndarja e 500 milionë testeve të shpejta kundër Covid-it, që mund të administrohen vetë në shtëpi.
Sipas të dhënave zyrtare në Shtetet e Bashkuara 204 milionë banorë janë plotësisht të vaksinuar dhe 61 milionë, ose 30 për qind, kanë marrë edhe dozën e tretë përforcuese./VOA/

