Video/ Nuk u injektonte pacientëve vaksinës, arrestohet infermierja “mashtruese”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2021, 22:18
Një infermiere është arrestuar pas publikimit të një video ku shihet se ajo nuk i vaksinonte pacientët, por përmbajtjen e injeksionit e hidhte në një letër higjenike para se të prekte shpatullat e pacientëve.
Përveç infermieres janë arrestuar dhe dy persona të tjerë pasi akuzohen për shpërndarjen e certifikatave të coronavirusit pas një vaksinimi fals.
Pra së bashku me infermieren Anna Maria Lo Brano, në pranga kanë rënë edhe lideri i lëvizjes lokale kundër vaksinimit Filippo Accetta dhe një pjesëmarrës aktiv në protestë Giuseppe Tomasino.
Gjithçka ka ndodhur në Palermo ndërsa videon e ka publikuar policia.
