Deputeti rus gjendet i vdekur në zyrën e tij
Deputeti rus Alexandër Kramarenkom është gjetur i vdekur në zyrën e tij.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se në trupin e tij janë gjetur plagë nga armë zjarri, por megjithatë ende nuk dihen arsyet e vdekjes së tij.
Drejtoria e Komitetit Hetues në Magadan, ka bërë me dije se hetuesit po intervistojnë të afërmit, kolegët dhe dëshmitarët e mundshëm të Kramarenkos.
Ndërkohë siç shkruajnë mediat në muajin qershor, Komiteti Hetues nisi një hetim kundër Kramarenkos pasi publikoi një foto ku mbante një pushkë gjuetie në dorë.
Fotoja tregonte Kramarenkon duke mbajtur një pushkë gjuetie dhe duke qëndruar në mes të një fushe bore, ku duket se ishin vendosur rreth 200 zogj të egër të ngordhur për të shfaqur fjalët “Chukotka 2021” dhe formën e zemrës.
Hetuesit më pas thanë se dëmi i shkaktuar nga gjuetia e pretenduar e patave të rralla nga Kramarenko u vlerësua në rreth 9,400 dollarë.

