Donald Trump bën dozën e tretë të vaksinës kundër Covid, mbështetësit e kritikojnë: Mos, jo...

Ish-presidenti amerikan Donald Trump mori kritika të forta nga mbështetësit e tij në Dallas, kur zbuloi se kishte bërë dozën e tretë, përforcuese  të vaksinës kundër Covid-19.

Miliarderi amerikan ishte në xhirimet e një emisioni live "The History Tour"  mbrëmjen e së dielës, 19 dhjetor, ku dha intervistë  për televizionin Fox News.

"Si presidenti dhe unë jemi vaksinuar kundër koronavirusit," tha prezantuesi i emisionit.

"A keni bërë dozën përforcuese?", e pyeti më pas  një gazetar.

Po”, u përgjigj ish-presidenti amerikan.

"Mos! Jo! Jo! Jo! “Jo!”, filloi të bërtasë publiku që po ndiqte emisionin nga afër, duke tundur gishtat në mënyrë mohuese  si reagim ndaj fjalëve të Trump.

Ish-presidenti amerikan ka shprehur kundërshtimin e tij për vaksinimin e detyrueshëm të koronavirusit .

Përveç kësaj, prej disa muajsh ai u jep kredi kompanive prodhuesve për vaksinat që u zhvilluan gjatë presidencës së Trump.

Kjo është hera e dytë që Trump kritikohet nga mbështetësit e tij për vaksinën kundër Covid.

Më 22 gusht në një tubim në Alabama, ai u dënua ashpër kur i kërkoi turmës të vaksinohej. Shumica nuk mbanin maska.