Video e aksidentit/ Makina përplasi nënën dhe 2 fëmijët teksa kalonin rrugën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2021, 22:15
Ky është momenti kur një makinë me shpejtësi përplasi një grua dhe dy fëmijët e saj teksa po kalonin një rrugë në Ruislip, në Londrën Perëndimore.
Pamjet e CTTV tregojnë familjen duke kaluar rrugën në momentin që makina vjen me shpejtësi dhe i godet.
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se shoferi u arrestua në vendngjarje dhe u mbajt në paraburgim.
“Policia është njoftuar të hënën, më 13 dhjetor në orën 8:30 të mëngjesit rreth një aksidenti ku ishin përfshirë tre këmbësorë. Zyrtarët menjëherë dolën në vendin e ngjarjes, ku gjetën një grua rreth të 30-ve dhe dy fëmijët e saj që ishin lënduar”, ka shtuar zëdhënësi i policisë.
Mësohet se gruaja dhe fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
