Gruaja telefonon policinë për tu ankuar se i dashuri nuk dëshironte ta puthte

Një grua ka telefonuar policinë për t'u ankuar se "i dashuri i saj nuk donte ta puthte", ka thënë Policia e Lincolnshire.

Forca u ka bërë thirrje njerëzve që të përdorin numrin e urgjencës vetëm kur "jeta ose prona janë në rrezik".

Thirrjet e tjera të cilësuara si "të pabesueshme" kishin të bënin me kërkimet e orarave të trenave, numrin e dentistit dhe thirrjen për të raportuar se dikush nuk kishte ujë.

Policia tha se rreth Krishtlindjeve ishte një nga periudhat më të ngarkuara të vitit.

"Të na telefonosh në 999 sepse i dashuri yt nuk do të të puthë është e paarsyeshme," tha Policia e Lincolnshire.

Vitin e kaluar midis 20 dhjetorit dhe 2 janarit, qendra e thirrjeve mori mesatarisht 265 thirrje urgjente çdo ditë, pavarësisht se qarku ishte në mbyllje për shkak të kufizimeve të Covid.

Policia tha se njerëzit duhet të telefonojnë 999 vetëm kur "dikush ose diçka është në rrezik, ose kur një krim po ndodh në të vërtetë në atë kohë".

Përndryshe, njerëzit duhet të telefonojnë 101, tha një zëdhënës, shkruan BBC