Vendos kamerën e fshehtë te zilja e derës, gruaja kap ‘mat’ burrin duke e tradhtuar me një tjetër(Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2021, 17:31
Një grua amerikane ka reaguar se ka kapur mat burrin duke e tradhtuar me një tjetër. Këtë e ka zbuluar falë kamerës që kishte vendosur në zilen e derës.
Kylie Christina ka publikuar videon në rrjetet sociale, ku shihet se partneri i saj së bashku me të dashurën e tij dalin nga shtëpia dhe takohen fshehurazi.
Burri teksa e përshëndet në shkallët e përparme të shtëpisë, i jep edhe një puthje gruas në pragun e derës.
“Kur bashkëshorti juaj është shumë i sëmurë për të shkuar në udhëtimin familjar që keni planifikuar’ -shkruan Christina krahas videos së publikuar.