E zbresin nga avioni pasi mbante tanga në fytyrë të veshura si maskë
Një perosn hipi në bordi ne një avioni amerikan pasi kishte veshur të brendshme femrash si maskë për fytyrën.
Adam Jenne mund të shihet i veshur me një tanga rozë mbi fytyrën e tij ndërsa ulet në vendin e tij përpara se të nisej fluturimi nga Fort Lauderdale në Uashington.
Një stjuardesë dëgjohet duke thënë: Duhet të dilni nga avioni. Ne nuk do t'ju lejojmë të udhëtoni!
Adami më pas mund të dëgjohet duke pyetur "Pse" dhe anëtari i stafit përgjigjet: Ju nuk jeni në përputhje me vendosjen e maskës.
Largimi i 38-vjeçarit nga avioni më pas mund të shihet se pasur mbështetje nga pasagjerët e tjerë, ku disa se janë ngritur për t'u larguar.
Sipas faqes së internetit të United Airline, maskat duhet të jenë në gjendje të mbulojnë plotësisht gojën dhe hundën - një kusht që Adami pretendoi se të brendshmet e tij plotësoheshin.
Ai tha se i është ndaluar fluturimet e United Airlines dhe se më parë ishte zbritur edhe nga një fluturim i Delta Airlines për të bërë të njëjtën gjë.
