Fiton Tirana, Kukësi largon Partizanin nga titulli. Broja mania, Driton Kuka trajner i vitit në botë
Emisioni “Ora Sport” moderuar nga Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani në puntatën e të dielës analizoi javën e 14 të Superiores ku kryefjalë ishte fitorja e Kukësit ndaj Partizanit, dhe triumfi i Tiranës ndaj Teutës.
Gjithashtu në program u diskutua edhe shorti i kombëtares në Ligën e Kombeve, teksa u fol edhe për sportin e xhudos, ku Driton Kuka u shpall sportisti më i mirë në botë.
Të ftuar në studio ishin:
Eduard Zhupa – trajneri futbolli
Bashkim Tufa - gazetar
Andela Shehu - kuratore imazhi
Ilir Alliu, ish-futbollist i Kombëtares
Eno Skarço - gazetar RTSH
Vangjel Mile - trajner futbolli
Në lidhje skype folën:
Nga Kosova: Driton Kuka, trajneri i vitit në botë në xhudo
Lidhje Paralele: Përparim Daiu - specialist futbolli
Nga Gjermania: Ermir Vajushi organizator i rrjeteve sociale
Nga Kalifornia: Hamdi Salihi, zv.trajneri i Kombëtares.
Në studio paralele: Drilon Xhepollari, gazetar Ora News