Rama për kritikët e "Open Balkan": Kush e do procesin e Berlinit duhet të vijë me vrap në tryezë, ata që kundërshtojnë duan diçka tjetër


Në fjalën e tij në samitin që zhvillohet në Tiranë, kreu i qeverisë u shpreh se ata që nuk e duan Ballkanin e Hapur, duan diçka tjetër. Ndërsa bëri thirrje që kush e do  procesin e Berlinit duhet ti bashkohet kësaj tryezë.

Në fjalën e tij përmbyllëse në Samitin për Ballkanin e Hapur pas fjalës së komisionerit europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, kryeministri Rama pranoi se ka një hezitim në disa prej kancelarive për nismën rajonale por theksoi se ajo mbështetet nga SHBA dhe anëtarë të rëndësishëm të BE.

Rama: Nuk e di nëse e kupton por ke prekur një pikë të dobët të të gjithëve duke thënë jam nga Ballkani edhe pse jam nga Hungaria. Që do të thotë se Ballkani përfshin Greqinë, Hungarinë, Kroacinë edhe Turqinë. Kështu që nuk e di pse Bullgaria dhe Rumania sikur hezitojnë të bëhen pjesë tani. Të gjitha këto vende dhe këta njerëz përpiqen të heqin qafe emrin Ballkan dhe tani mendojnë se ai po bëhet tërheqës. Por do të bëhet gjithmonë e më tërheqës, jam i sigurt.

Jemi të vetëdijshëm sa i takon një lloj hezitimi në disa prej kancelarive, megjithatë duke patur mbështetjen e plotë të administratës amerikane për Ballkanin e Hapur, duke pasur mbështetjen e plotë të disa anëtarëve të rëndësishëm të BE, konkretisht Francës, Holandës, etij, duke pasur mbështetjen e plotë tuajën në Bruksel ne e theksojmë se ju takon veprave për ta treguar se çfarë është kjo nismë integruese sesa fjalëve.

Rama për kritikët e "Open Balkan": Kush e do procesin e

Shefi i qeverisë shqiptare përsëriti se kjo tryezë është e hapur për 6 pjesëtarët e Ballkanit Preëndimor dhe u takon 3 të tjerëve të vijnë dhe të bëhen pjesë.

Rama: Ne jemi këtu.

Por nga ana tjetër ai deklaroi se treshja e kësaj nisme do të vijojë përpara me procesin.

Rama u shpreh se “Ballkani i Hapur” është zbatimi i procesit të Berlinit dhe të tregut të përbashkët rajonal dhe bëri thirrje që kush e do  procesin e Berlinit duhet ti bashkohet kësaj tryezë.

Sipas tij, ata që nuk e duan Ballkanin e Hapur, duan diçka tjetër.

Rama: Ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Ne nuk do të rrimë në  vend, ne nuk do të fshihemi, mbetja në vend duke folur për retorikën e procesit të Berlinit për tregun rajonal. Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të të dyjave. Ata që duan që procesi i Berlinit të ecë përpara duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Ai që do tregun e përbashkët rajonal duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Ballkani i hapur ka të bëjë me punët dhe marrëveshjet që po bëjmë sot tregojnë vetë këtë. Është bindja ime se të gjithë ata që kundërshtojnë Ballkanin e Hapur, e dinë të gjithë nuk është shkencë bërthamore. Kur thonë që nuk duan Ballkanin e hapur, por duam procesin e Berlinit, sinqerisht duan diçka tjetër. Sepse nëse duan procesin e Berlinit duhet të vijnë me vrap dhe të ulen rreth kësaj tryeze, por nëse duan gjëra të tjera ka tryeza të tjera.