Hera e fundit në Samitin për Open Balkan, Zaev siguron vazhdimësinë: Lëmë pas të shkuarën, shkojmë drejt të ardhmes
Me vizitën në Tiranë, Zoran Zaev përmbyll pjesëmarrjen e tij në Samitet për Open Balkan.
Kryeministri në largim i Maqedonisë së Veriut apeloi që kjo nismë duhet të ruhet dhe të zhvillohet edhe më tej, si e vetmja rrugë për të lënë pas të shkuarën dhe për të ecur drejt të ardhmes.
Zaev: Nuk është e lehtë në BE por as në Ballkan, por ne kemi hapa të dukshëm për të treguar. Kjo do të jetë pjesëmarrja ime e fundit në këtë mision që kemi filluar dhe po e vëmë në zbatim. Gjatë kësaj iniciative ne kemi thënë që është një iniciative e përbashkët mes tre vendeve, por kemi thënë se është e hapur për të gjithë.Dëshiroj të përçoj një mesazh të gjithëve. Ruani dhe zhvilloni këtë iniciativë sepse kjo është në të mirë të qytetarëve tanë. Ballkani i Hapur është mënyra për të ecur përpara dhe rrugë për në BE.
Është rruga për të lënë pas të shkuarën e trazuar dhe për një të ardhme në BE.Me këto marrëveshje ne do të kemi suksese të mëdha. E para është qasja në tregun e punës. Ne do të kemi një marrëveshje që ka të bëjë me shërbimet. Më pak kohë në kufij, bashkëpunim mes institucioneve.Ajo që kemi ne është më shumë punë. Për të lidhur të rinjtë e vendeve tona, turizmi mund të na bëjmë që të kemi një ofertë më të mirë në botë.
Teksa prezantoi pasardhësin e tij, Zaev siguroi për vazhdimësinë e kësaj nisme nga ana e Maqedonisë së Veriut.
Zaev: Me mua sot kemi edhe kryeministrin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovacesvki. Kemi zv/ministra që i kemi mbështetës së kësaj iniciative.


