Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Prrenjas - Librazhd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2021, 07:14
Një shtetas i paidentifikuar është përplasur për vdekje mëngjesin e sotëm, 21 dhjetor, nga një makinë në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.
Aksidenti ka ndodhur në vendin Prrenjas Fshat, rreth orës 05:30.
Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur këmbësorin, i cili ka gjetur vdekjen në vend, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
