Rroba të lagura me kokainë në valixhe, shqiptari ndalohet në aeroportin serb, ishte kthyer nga Ekuadori
Në aeroportin "Nikola Tesla" në Beograd, doganierët serbë kanë penguar një shtetas maqedonas 51-vjeçar që të hynte në Serbi me një valixhe të mbushur me rroba të lagura me kokainë.
"Ka lagështi të lartë, rrobat e lara nuk u thanë", tha Drejtoria doganore.
Sipas Drejtorisë doganore, shtetasi maqedonas me origjinë shqiptare kishte mbërritur më 13 dhjetor nga Ekuadori.
Nëpërmjet Amsterdamit ai tentoi të futej në Beograd, por doganierët kanë vërejtur se rrobat ishin të lagura dhe më të rënda se sa pritej.
Sapo pasagjeri hapi valixhen, kishte një erë të fortë acidi dhe të gjitha rrobat në bagazh ishin të lagura.
Në valixhe nuk kishte asgjë përveç rrobave, këpucëve dhe sendeve të higjienës personale, megjithëse pasagjeri tha se kishte ardhur nga Ekuadori, ku kishte qëndruar me një mik për 13 ditë.
Pas konsultimeve me Prokurorinë, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i bagazhit dhe dërgimi për ekspertizë, ndërsa konstatimet e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Ligjore të MPB-së së Serbisë kanë vërtetuar se mostrat janë pozitive për kokainë.
Ndaj shtetasit të Maqedonisë do të ngrihet kallëzim penal nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike.
Sondazhi i Ora News: Votoni sportistin më të mirë të vitit 2021
20 Dhjetor, 21:38

