Zeka: Ditën që Kurti do marrë pjesë në “Open Balkan”, Vuçiç do të pranojë shtetin e Kosovës

Gazetari Milaim Zeka është shprehur se nisma “Open Balkan”, ka mbështetje nga BE dhe SHBA, ndërsa shtoi pjesë e kësaj nisme do të jetë edhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Zeka tha se ditën që Albin Kurti do të marrë pjesë në “Open Balkan”,  Aleksandër Vuçiç do pranojë si shtet Kosovën.

Miliam Zeka: Open Balkan ka mbështetje absolute të BE dhe të SHBA. E ka mbështetjen absolute, sepse edhe Escobar dha se mbështesim çdo iniciativë.  Mali i Zi do të jetë pjesë e ‘Open Balkan’ dhe Bosnje Hercegovina do të jetë pjesë. Albin Kurti do vendos para aktit të kryer Vuçiç  ditën kur ky do të kthjellet në tru dhe do të marrë pjesë në “Open Balkan”, atëherë do të jetë dita e pranimit të shtetit së Kosovës, nga ana e Vuçiç. Nëse dikush do duhej të turpërohej dhe ta ndjente veten të poshtëruar përballë një Kryeministri, atëherë është Vuçiç ai që do duhej të ndihej i turpëruar përballë Albin Kurtit dhe jo e kundërta. Asnjëri nuk mund të ulet në studio dhe të thotë që “Open Balkan” 1, 2, 3, 4 është i keq. Kush po e mbron Kosovën.  Në Tiranë u mbrojka Kosova? Me dal në protesta kundër Vuçiç?

Ai tha se qytetarët në Shqipëri por edhe në Kosovë, nuk duhet të protestojnë pse presidenti serb futet në shtetin e tyre, por të ngrihen kundër mungesës së punës dhe korrupsionit.

Miliam Zeka: Ata qytetarë në Tiranë do duhet sot të protestonin për mungesën e punës, të ujit, dritave, për kaosin e trafikut, për hajnitë marramendëse që qeveria aktuale e Shqipërisë ua vjedh paratë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Kjo është protesta që presë në Tiranë dhe Prishtinë.

Zeka tha se njerëzit më të pasur të Shqipërisë janë bërë pasanik, multimilionerë me paratë e biznesmenëve më të fuqishëm të Serbisë

Miliam Zeka: Analistë, politikanë, biznesmenë të Shqipërisë dhe të Kosovës, 80% janë hipokritë. Njerëzit më të pasur të Shqipërisë janë bërë pasanik, multimilionerë me paratë e biznesmenëve më të fuqishëm të Serbisë. Ka me dhjetëra kompani serbe të instaluara në Shqipëri. Ajo lista e zezë që e bëri DASH dhe qeveria aktuale e Biden në Veriun e Mitrovicës, njerëzi kryesor më të rëndësishëm i ka shqiptarë. Gjithë biznesin e tyre e kanë bërë me biznesmenë shqiptarë të Kosovës dhe biznesmenë shqiptarë të Shqipërisë.

Përgatiti Anila Kolgjini.