Video/ Me Strakoshën në portë, Lazio rigjen 3 pikët. Dominon Genoan

Lazio përpara tifozëve të saj është një skuadër shumë e fortë dhe bindëse në lojë teksa problem i saj mbetet transferta. Pas humbjes në fushën e Sassuolos, bardhekaltërit rigjetën fitoren në “Olimpico” duke dominuar Genoan e Andrei Shevchenkos.

Me Strakoshën titullar bashkë me Hysajn, me këtë të fundit të zëvendësuar në 63’, Lazio dominoi në lojë dhe rezultat me sfidën që u mbyll 3-1.

Nuk ishte e lehtë për skuadrën e Sarrit pasi mungonte lojtari më i mirë, Immobile dhe Felipe Anderson u vendos si sulmues i fshehtë. Spanjolli Pedro hapi serinë e golave në 37’ ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më e bukur me 3 gola të tjerë, Acerbi në 75’ e Zacagni në 81’ ndërsa për miqtë realizoi Melegoni në 86’.

Gjithsesi kjo fitore shton optimizmin dhe moralin te Lazio që ketë vit duhet të bëjë shumë që të arrijë në Europë./Ora News/.