Misioni i Van Gaal te Holanda nuk është i gjatë, trajneri surprizon me të ardhmen

Louis Van Gaal komentoi shortin e Uefa Nations League ku Holanda do të luajë Belgjikën, Poloninë dhe Uellsin shanset për të fituar këtë turne por që në fakt nuk do të jetë në stol për fazën finale.

Trajneri 70-vjeçar i surprizoi të gjithë gjatë intervistës teksa deklaroi se do të largohet nga stoli i tulipanëve në përfundim të Botërorit të Katarit, në dimrin e ardhshëm.

Ai tha se projekti i tij dhe misioni ishte vetëm Kupa e Botës, kualifikim që e arriti në ndeshjen e fundit dhe se më pas do të largohet.

Van Gaal mori për herë të tretë drejtimin e Holandës më 4 Gushtin e kaluar pas dështimit të Frank De Boer në Kampionatin Europian.

Më parë, 70-vjeçari ka punuar në krye të tulipanëve në 2000-2001 dhe nga 2012 në 2014, dhe kësaj radhe ndoshta do të tentojë të shkojë deri në fund të Botërorit./Ora News/.