"Demokratët janë sot në Kuvend", Duma: Ndjej keqardhje për damkosjen e Berishës me vulën e listës së zezë nga SHBA
Në fjalën e saj në Kuvend, në Pallatin e Kongreseve deputetja Grida Duma u shpreh se në këtë Kuvend duhet të jetë çdo demokrat që e di misionin e PD-së.
Duma: Nuk mund të isha në një miting të interesit personal të Sali Berishës, megjithëse ndjen keqardhje të madhe për damkosjen e tij me vulën e listës së zezë nga SHBA. Ishin pasojat e gabimeve tona dhe kryetarit tonë që çuan demokratët në mitingun e 11 dhjetorit. Disa shkuan atje për të larguar kryetarin e PD-së.
Sytë e mi sot e ndajë qartësisht ish-kryetarin Berisha nga ata demokratë të revoltuar me lidershipin, veshët e mi e ndajnë qartësisht klithmën e dëshpëruar të Sali Berishës nga dëshpërimi i demokratëve të inatosur vërtetësisht me lidershipin. Un me zemër isha dhe jam me ata demokratë atje, por jo me Sali Berishën. Me mendje jam sot këtu me këta demokratë që nuk konceptojnë dot partinë e tyre nën hijen e listës së zezë të SHBA. Mitingu i 11 dhjetorit nuk e ndryshon dot këtë fakt. Shumica e delegatëve janë sot këtu, ai miting ishte dhe mbetet nul.
Asnjë nga arsyet që i çuan demokratët në atë Kuvend nuk është nul nga ana morale për PD-në. Ne nuk kemi arritur të fitojmë disa herë rresht prej masakrave zgjedhore.
Ne duhet të ballafaqoheshim me faktin zgjedhore, jo duke u fshehur pas masakrave zgjedhore.