Tiranë/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 90 vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 16:24
Një 90 vjeçare ka humbur jetën pasi shtëpia e saj është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, në afërsi të shkollës "Androkli Kostollari", ku shtetësja e identifikuar si M.B e cila jetonte vetëm në banesë ka humbur jetën.
"Me datë 18.12.2021, rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës "Androkli Kostollari", ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën."- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
