Në Delvinë, policia bashkiake nxjerr jashtë Kinoteatrit komisionin e referendumit, votohet jashtë
Anëtarësia e PD në Delvinë nuk e ushtroi dot të drejtën e votës brenda Kinoteatrit ku edhe ishte përcaktuar nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale si Qendër Votimi.
Policia bashkiake në Delvinë së bashku me një punonjës të Kinoteatrit kanë nxjerrë jashtë mjediseve komisionin e votimit për referendumin me gjithë bazën materiale.
Sipas Altin Kallapodhit, sekretar organizativ i PD, dega Delvinë, votimi vijon jashtë mjediseve.
"Rreth orës 1 na erdhi urdhër nga policia bashkiake dhe punonjësi i Kinoteatrit të dalim jashtë. Nuk krijuam probleme, dolëm jashtë të detyruar dhe vazhdojmë votimin. Ne e kishim bërë pagesën për një ditë" tha Hasan Alizoti, komisioner Delvinë.
Ora News ka siguruar videon e momentit kur nxirret jashtë komisioni në Delvinë.

