Vokshi: Në total kanë votuar 27 mijë e 719 delegatë, vazhdon të votohet me radhë të gjata
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 15:02
Deputetja demokrate dhe kryetarja e Komisionit Organizativ i grupit të rithemelimit, Albana Vokshi tha se deri më tani kanë votuar 27 mijë e 719 delegatë.
Sipas saj, të gjithë e dinë mirë se sa persona mban salla e Pallatit të Kongreseve, ndaj komentet mund të bëhet nga vetë gazetarët.
Vokshi: Në total kanë votuar 27 mijë e 719 delegatë, vazhdon të votohet, ka informacion se ende ka radhë të gjata. Do të ketë shumë më tepër se aq.
Unë nuk e kam parë, jemi të fokusuar në punën tonë. Nuk kam parë asgjë, nuk është çështje që me shqetëson. Ju jeni gazetarë e dini shumë mirë se sa mban salla e Pallatit të Kongreseve, ju mund ti bëni mirë komentet tuaja. Lexova që ka persona që nuk janë fare delegatë.

