A e ka blerë Basha shikueshmërinë? Adresa të huaja ankohen live në Facebookun e tij se janë hakuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 14:52
Ditët e fundit kryedemokrati Lulzim Basha është akuzuar se ka blerë liket dhe shikueshmërinë në rrjete sociale.
Një akuzë e tillë është ngritur nga numri i lartë i shikueshmërisë live kundrejt Bashës, q ë ka kapur shifrën 15-20 mijë.
Për një gjë të tillë e ka akuzuar sot edhe ish-kryeministri Berisha në një prononcim për mediat sot pas votimit për shkarkimin e tij.
Ndërkohë, në videon live të Lulzim Bashën në faqen e tij zyrtare janë vënë re edhe disa komente në gjuhë të huaj që ankohet se u është hakuar adresa dhe se nuk duan ta shohin këtë live.



