Basha: Po predikohet sovranizmi që të zhvlerësohet non grata dhe regjimi, koncepte enveriste

Për Lulzim Bashën këto kohë  po spekulohet me sovranizmin, duke riciklikuar koncepte  enveriste dhe populiste, të cilat shqiptarët i kanë vuajtur në kurriz si asnjë popull tjetër.

Sipas tij, këta perona po e përdorin sovranizmin për pushtetin e tyre personal, duke u dhënë partnerëve mesazhin “na lini në punën  tonë” dhe duke shpresuar se kështu mund të manipulojnë me ndjenjat atdhetare të shqiptarëve.

Ai theksoi se sovranizmi që po predikohet këto kohë, është në fakt mburoja për zullumet e atyre, që kanë për qëllim të zhvlerësojnë shpalljet non grata, politikën amerikane,

Basha: Shumë po spekulohet këto kohë me sovranizmin, duke riciklikuar koncepte  enveriste dhe populiste, të cilat shqiptarët i kanë vuajtur në kurriz si asnjë popull tjetër dhe e dinë mirë që për ne sovranizëm përkthehet në vetmi, izolim dhe varfëri. Natyrisht, kohët kanë ndryshuar, sovranizmi i këtyre zotërinjve nuk mund të jetë ai që ishte në Shqipërinë e mbyllur. Por pika ku takohen këta me të shkuarën komuniste është një: Përdorimi i sovranizmit për pushtetin e tyre personal, duke u dhënë partnerëve mesazhin “na lini në punën  tonë” dhe duke shpresuar se kështu mund të manipulojnë me ndjenjat atdhetare të shqiptarëve që Shqipërinë e kanë mbi gjithçka.

Por demokratët dhe shqiptarët e dinë mirë se Shqipëria dhe Kosova janë të pavarura dhe sovrane etëm brenda familjes euroatlantike. Është fati ynë si Shqipëri të jemi pjesë e kësaj Aleance. Urojmë e shpresojmë të jetë sa më shpejt fati i Kosovës gjithashtu. Sovranizmi që po predikohet këto kohë, është në fakt mburoja për zullumet e atyre, që kanë për qëllim të zhvlerësojnë shpalljet non grata, politikën amerikane, që tani është politika e gjithë vendeve të NATO-s  kundër  korrupsionit, minimit të demokracisë dhe pandëshkueshmërisë. A ka shqiptar që do të donte të jetonte në regjimin e pandëshkueshmërisë “sovraniste” të kastës 30-vjeçare në pushtet?