Më kartë të falsifikuar spanjolle drejt Belgjikës, arrestohet egjiptiani në Muriqan

Një shtetas egjiptian është vënë në pranga nga policia e Shkodrës.

Sipas njoftimit të bluve, arrestimi i shtetasit Ë. M., 39 vjeç, nga  Egjipti u bë pasi ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan në dalje të Republikës së Shqipërisë në tentativë për të udhëtuar në drejtim të Belgjikës, me kartë identiteti spanjolle të falsifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.