Ironia e Kapllanajt: Në Kuvend merren vendime për të ardhmen, në kafenera organizohet referendumi i turpit

Agron Kapllanaj, e ka konsideruar si Kuvend historik, Kuvendin Kombëtar që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Ai po ashtu ka ironizuar referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës, duke thënë se ndërsa Kuvendi po merr vendime për të ardhmen në disa kafeneja po zhvillohet referendum, që sipas Kapllanajt është referendum i turpit. 

Agron Kapllanaj: Ky do të jetë Kuvendi historik. Do të ndajë të shkuarën nga e ardhmja. Sot do ndërtojmë një parti vërtetë demokratike. Një parti që do na çojë në familjen evropiane shumë shpejt. Ndërsa ne jemi këtu dhe marrim vendime për të ardhmen në disa kafenera organizohet një referendum, referendum u turpit. Më kujton ’96 ku komisionerët e PS braktisën qendrat e votimit dhe komisionerët  tanë me urdhër nga sipër mbushën kutitë e votimit sepse Berisha donte 100 deputetët në parlament. Kjo ishte e turpshme në atë kohë dhe është e turpshme dhe sot. Mund të isha në krahun tjetër nëse do isha inatçorë, nëse do shprehja pakënaqësitë. Nuk kam pasur asnjë post të emëruar nga PD kur ishte në pushtet, por s’kam munguar në as një palë zgjedhje. Vija nga emigrimi.

Ai ka ‘sulmuar’ drejtpërdrejt liderin historik të PD Sali Berisha, duke thënë se ky i fundit në vitin 2005 kur erdhi në pushtet hiqej si tjetër, por ishte komunist, që sipas tij nuk ndryshoi asnjëherë.

Agron Kapllanaj; Në 2005  erdhëm në pushtet, ku në krye kishim njeriun që na rimori dhe njëherë pronat. Na persekutoi për së dyti, por nuk na dhanë asgjë. Atëherë nuk e njihja Berishën, doja vetëm të përmbysej regjimi.  Kjo ishte ajo që na ofroi lideri historik, i cili mundohej që të hiqej ndryshe, por në fakt ishte një komunist që nuk ndryshoi asnjëherë.