"Basha nuk njeh as veten", nënkryetari i PD Shkodër: Në Tiranë, Kuvend me miq, punëtorë fasonerish e shoferë taksish
Kuvend me miq dhe shokë. Të tillë e sheh nënkryetari i PD Shkodër, Ndoc Ashta, aktivitetin politik të partisë së tij sot në Tiranë.
Ai thotë se kryetari i PD nuk thërret Kuvend me formularë.
Ashta: Sot pjesa dërmuese e anëtarësisë shkojnë të votojnë kundër kryetarit aktual që edhe vetë de jure e ka pranuar që nuk është kryetar i PD. Pjesëmarrja është e larta, shkoni dhe fotografoni kutitë e votimit që janë duke u mbushur dhe shikoni radhët e gjata. Sot ne po votojmë kundër tij dhe ai ka mbledhur miqtë e tij, punëtorë fasonerish apo shoferë taksish. Kuvend Kombëtar nuk është ai se është zhvilluar sot një javë. Derisa ai ka grumbulluar ata njerëz me formularë, në statut kryetari i PD nuk ka të drejtë të grumbullojë njerëz me formular por ka të drejtë të thërrasë Kuvendin. Nuk e ka thirrur por ka shpërndarë formularë. Anëtarë të PD sot nuk janë në Tiranë.
I pyetur mbi mundësinë e mosnjohjes nga Basha të rezultatit të referendumit, ai përgjigjet:
Ashta: Unë jam i bindur se ai nuk njeh dhe Lulzim Bashën. Por anëtarësia ka fuqinë e vet ti japë atë meriton Lulzim Basha. Na ka çuar në humbje 8 vjet në humbje, nuk ka asnjë sfidë, asnjë premtim të mbajtur, nuk pranon me hy në zgjedhje. Është njeri që nuk përballet as me kundërshtarin, nuk përballet as me rivalët brenda partisë. Aftësitë e tij këto janë. Mund të mos e pranojë por është fuqi e madhe vota e anëtarësisë.

